Mir Se Vini Ne Forumin Ton |
|
| Gjergj Fishta | |
| | Autori | Mesazh |
---|
<>AMMIR<> ADMINISTRATOR
Numri i postimeve : 86 Age : 32 Location : Prishtina Humor : jeta Palishje Registration date : 03/09/2007
amir amir: ammir_kr@hotmail.com
| Titulli: Gjergj Fishta Sat Sep 08, 2007 3:53 pm | |
| Gjergj Fishta
Gjergj Fishta Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET
GJUHA SHQYPE
Porsi kanga e zogut t'veres, Qi vallzon n'blerim të Prillit; Porsi i ambli flladi i erës, Qi lmon gjit e drandofillit: Porsi vala e bregut t'detit, Porsi gjâma e rrfés zhgjetare, Porsi ushtima e nji termetit, Njashtû â gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; â, ambël fiala e sajë, Porsi gjumi m'nji kerthí, Porsi drita plot uzdajë, Porsi gazi i pa mashtrí; Edhè ndihet tu kumbue, Porsi fleta e Kerubimit, Ka'i bjen qiellvet tue fluturue N't'zjartat valle t'ameshimit. Prá, mallkue njaj bir Shqyptari, Qi ketë gjuhë të Perendís, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s'i a lên ai fmís; Edhè atij i u thaftë, po, goja, Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore; Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja, Flet e t'veten lên mbas dore. Në gjuhë shqype nanat t'ona Shì prej djepit na kanë thânun, Se âsht nji Zot, qi do t'a dona: Njatë, qi jetën na ka dhânun; Edhè shqyp na thanë se Zoti Per Shqyptarë Shqypnín e fali, se sá t'enden stina e moti, Do t'a gzojn kta djalë mbas djali. Shqyp na vetë, po pik' mâ para, N'agim t'jetës kúr kemi shkue Tue ndjekë flutra neper ara, Shqyp mâ s'pari kemi kndue: Kemi kndue, po armët besnike, Qi flakue kanë n'dorë t'Shqyptarvet, Kah kanë dekë per besë jetike, Kah kanë dekë kta per dhé t'Parvet. Në këtë gjuhë edhè njaj Leka, Qi 'i rruzllim mbretnín s'i a xûni, Qi kah bijte ai, shkelte deka. Shekllit mbarë ligjë t'randë i vûni; Në këtë gjuhë edhè Kastriota U pat folë njatyne ushtrive, Qi sa t'ndrisë e diellit rrota, Kanë me kênë ndera e trimnive. Prá, Shqyptarë, çdo fés qi t'jini, Gegë e Toskë, malcí e qyteta, Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini, Mos t'a lini sá t'jetë jeta, Por per tê gjithmonë punoni; Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej, Fisi i juej, vendi e zakoni Kanë me u mbajtë larg kambet s'huej. Nper gjuhë shqype bota mbarë Ka me u njohtë se ç'fis ju kini, Ka me u njohtë jú per Shqyptarë: Trima n'zà sikurse jini. Prandej, prá, n'e doni fisin, Mali, bregu edhè Malcija Prej njaj goje sod t'brohrisin: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnija!
SHQYPNIJA
Edhè hâna do t' a dije, Edhè dielli do t' két pá, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! Fusha t' gjâna e kodra t' blera, Zijes s' mnershme larg kû âsht droja, Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera, Si t' Parrizit t' larmet shtroja. Nen nji qiellë perherë t' kullueme, N' rreze e n' dritë pershkue unjí, Bjeshkë e male të blerueme Si vigâj shtiellen n' ajrí. Ke ato bjeshkë e ke ato male Kroje t' kjarta e t' cemta gurra, Tue rrëmbye nper mriza hale, Gurgullojn nper rrâjë e curra. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike Léjn mande' ata djelm si Zâna, Armët e t' cillvet, p'rherë besnike, Janë permendë nder fise t' tana. Atje léjn, po Toskë e Gegë, Si dý rreze n' flakë t' nji dielli: Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë, Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli. Oh! Po, e din i prûjtë anmiku, Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit, Rijtun gjakut kah çeliku N' dorë t' ktij shndritë per vend t' të Parit. Ato male të madhnueshme, Ato, po, kanë mûjtë me pá Se sa forca e pafrigueshme N' turr t' Shqyptarit pît ka rá. Dridhet toka e gjimon deti, Ndezen malet flakë e shkndija, Ka' i frigueshëm, si termeti, Atje rrmben kû e thrret Lirija. Lume e shé para atij ngelin, I a lshojn udhen dete e male; Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin, Turrin ferri s' mund t' i a ndale. Shkundu pluhnit, prá, Shqypní, Ngrehe ballin si mbretneshë, Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí, Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë. Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit, Qi zanát ka besë e fé, Per Lirí, per fron të Mbretit Me dhânë jeten ka bâ bé. Sy per sy, po, kqyr anmikun; Perse djemt, qi ti ke ushqyue, S' i ka pá, jo, kush tue hikun: Friga e dekës kurr s' i ka thye, Kaq të bukur, kaq të hieshme Perendija t' fali i Amshueshem, Sá 'dhe deka âsht per tý e shieshme: N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshem. Po, edhè hâna do t' a dije, Edhè dielli do t' két pá, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní, Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera, E me dije e me Lirí Per jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera. | |
| | | <>AMMIR<> ADMINISTRATOR
Numri i postimeve : 86 Age : 32 Location : Prishtina Humor : jeta Palishje Registration date : 03/09/2007
amir amir: ammir_kr@hotmail.com
| Titulli: Re: Gjergj Fishta Sat Sep 08, 2007 3:53 pm | |
| Enveri e kishte frike Fishte,pra te verteten e nderuar Fatmari!
Ate nuk e ka thenë Fishta por Diktatori enver i cili kishte frike nga e verteta.Fishta nuk e ka njohur dhe nuk e ka share enverin por enveri me çmendurine komuniste beri ate qe nuk e ka bera askush dhe disa vite pas vdekjes se te madhit At Fishta e çvarrosi dhe ja hodhi eshtrar në lume,ja pra ky ishte enveri.
I nderuar Bel ami kur akademia italiane e propozoi Fishten per antare nderi dhe e ftoi në itali Musolini e ftoi ate(Fishten) qe ta takonte por Fishta ia ktheu: Kur ti te kthesh ushtaret e tu në Itali ateher unë takohem me ju ndersa tani nuk kam si te takohem me pushtuesin tim...
perseri nga krijimtaria e At Gjergj Fishtes
Gomari i Babatasit
PROLOG
Pra nji here e pike ma s'parit Po i diftoj rodit t'Shqiptarit Se un ktu s'kndoj burrnin e t'parit As trimit e ndo'i luftarit Vec nji gac, nje zog gomarit, Qi, qyqari, per send tjeter -N'dashte i ri t'jet, ndashte i vjeter- S'duhet gja, vec me barte E me ngrane, t'thuesh, si Shqiptaret.... M'thote, por, mendja se ndokujte Ka m'iu duke se un mifi n'uje Me kete kange, e se ma gjase Sod per mue do t'kishte pase Ndo'i send tjeter po t'kish'zgjedhe Torte me vjersha ktu me dredhe Po, por shka, se ata e dijne vete Qi ka cofe mikrobi i shkrete I burrnis e i trimnis, E qi sod ne Shqiptari Besa ka nje t'madhe zi Jo aq per buke e miredi Sa per burra-burra t'dheut Qi per komb e ndere t'atdheut Me jetue t'dijne e me deke Jo, po asht kot,besa, me u rreke Se po gjen fatos nder ne, Se po gjen fatos nder ne, Se po gjen burra n'kete dhe- Burra fjalet e atdhetare: Kta vec, Zot! kjoshim per fare; Se, per tjeter, mbyti n'uje; Gja-ha'i keq - s'i duhen kuje. E vertet qi njadisa Nder ne flasin fjale te mdha, E na mbahen se ata kjene Qi shptue na kane Atdhene: Sado qi, kur ishte puna Mu u shpetue Shqipni kercuna E per te n'lufte me qindrue, Ata rrijshin tue guksue Nper Stamboll e np'r Anadoll, A se vjellshin kund n'do'i stjoll T'ndo'i hoteli nper Evrope Alkool'n, me t'cilin ngope E ki'n barkun si bagtija, Der sa n'gjak lahej Shqipnija... Por, kujtoj,s'ka kund nevoje Qi un t'i za kta ndopak n'goje, Pse per ta "Dielli" i Bostonit Nje epoke ka shkrue tash s'vonit, Nje epoke me kaq do krype. Qi ma mire s'ke pse me e lype Prandaj mue nuk m'jete tjeter, Vec me kndue ndo'i fatos t'vjeter: Ndo'i Berdyl a ndo'i Kastriot, Po, por shka, se sot me sot Edhe ktyne u ka dale fryma, E si t'ishin do gjygjyma Te pa fund, jane lane m'njan'ane E askush n'goje ma s'done me i zane, Kuje per ta nder mend s'i bjen. Der tash vone, qe, fjala vjen. Posta e jone pat perdorue Nji lloj pullash, m't'cilat shkrue Ishte ftyra e Skanderbegut, Nami e ndera e pare e Atdheut. Tash, kto pulla mbi sergji Na i kane hjedhe nje pale zotni, Qi ktu marre kane Posten ne dore, Kin'per organizatore, Et'kane qite do tjera pulla, Me kambe urash e me kulla, E me plepa e rrema shkjope, T'gjana e t'gjata si gjuhe lope. Ani pra Shqiptaret e sotit S'cajne fort kryet per pune t'Kastriotit, As per njat trimin e t'parit, Ke jane dhane mbas rrogash arit, Prandej thashe un se per s'marit Do t'tringlloje per veshe t'Shqiptarit Nje poem mbi i zog gomarit. Edhe kshtu, si fola s'parit, Vete me vedi kam mendue -Mbasi ngaeshem pace qillue- Mbi i gomar nje kange me shkrue, Here tue qeshe, here tue vajtue, "Simbas"rregllave t'Poezise, E nevojave t'Shqiptarise Eja, Zane, pra, prej Parnasit, E kaluer ti m'shpine t'Pegasit, Mendes s'eme shkundja ti blozen, E m'difto metamorfozen Enjatij gomarit t'ri Qi nja i vlershmi zuteni Babatasi bleu sivjet Ne Tirane, n'ate kryeqytet Ku ministra e deputeten -Ktyne Zoti jau rritet jeten- Qesin xhixha atdhedashtnije Per lulzimin te ksaj Shqipnije E per...kambe t'ndo'i sandalije, Sado qi, ma e shumta sish, -Si me thane mÄka mue nji dervish- Der dje kjene..nuk dij se shka... Kush n'"kapice" kush ne "qylah", Por qi sod, nper rroga arit, Na jane ba t'gjithe frote Shqiptarit, Edhe pshtetun mbi kolltuke, Kalamuq e si terrcuke, Fo mire barkun me "mastike", Pa llogjike-pa gramatike, Na pshtyjne dije e politike, E me "gisht" ngordhun perpjete I pijne gjakun Kombit t'shkrete Jo me hingze, por me sahana, Vec me shka, mori lum Zana, Kah te dirgjesh m'shpine t'Pegasit, Ziere'i vishkull n'pylle t'Parnasit- Vishkull t'holle e t'gjate zaranet; Pse ksaj here,besa,po m'kandet Me ja hjekun qafes dikuj, Per m'e ba qi za'n T'a shuej, Se t'jet'gjalle. Due t'a marri vesht, | |
| | | | Gjergj Fishta | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|